Gjendja e Bujar Nishanit nuk paraqitet mirë, ish-presidenti niset për kurim në Gjermani

Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani është  mëngjesin e sotëm jashtë shtetit për kurim më të specializuar. Mësohet se Nishani u shoqërua mëngjesin e sotëm me autoambulancë deri në aeroport, për të fluturuar më pas për në Gjermani.

Kujtojmë se Nishani u paraqit në Sanatorium me shenja pneumonie në të dyja mushkëritë për shkak të kalimit të koronavirusit, i cili kishte lënë pasoja të tjera shëndetësore.

Burime bëjnë me dije se Nishani ka patur fibrozë post Covid, të cilat i kanë shkaktuar ulje të nivelit të oksigjenit në gjak si edhe parametra të tjera problematikë duke bërë të domosdoshme dërgimin e tij jashtë.