Rama poston për Vettingun, komentuesit: Gjykatat, “bordello”, s’të le Meta ta zbatosh (FOTO LAJM)

Kryeministri Rama ka bërë një postim të shkurtër në Facebook mbi pretendimet e demokratëve për përgjigjen e Komisionit të Venecias mbi ligjin e Vettingut duke marrë poshtë tij reagimet e ndjekësve.

Disa prej tyre e mbështesin, por ka edhe të tjerë që shprehen të pashpresë se do të vendoset ndonjëherë “drejtësi” në sistemin shqiptar të drejtësisë.
Një komentues I shkruan se gjykatat “janë bordello” dhe se “i vinte turp që kishte votuar Ramën” duke marrë përgjigjën e këtij të fundit.

Komentet
Komentuesi: Burrdello jan gjykatat e prokurorit e vendit ton ...As vetingu nuk ju ben derman ... Jan ber mish e thua avukat;prokuror ;gjykat...: Me vjen turp qe ju kam votuar juve zoti rama .. Thon se shpresa vdes e fundit .. Keto istitucione qe permenda me lart po ma vrasin dhe shpresen përditë ... Me keqardhje do e braktis kete vend qe dua shum ...

Rama: Ah, domethene te vjen turp qe votove per mua qe po luftoj "burrdellon"?!

Kmentuesi: Jo zoti rama kuptom ...me vjen turp qe nuk e votoni ke fuqi ta besh kete .. Beje ...ke mbeshtetje ... Una pikerisht sot dal nga nje gjygj qe spo mer fund e di mir cdo te thot te meresh me gjykatata ...jam pa faj... Po prap kam frik qe vetingu do te deshtoj

Komentuesi tjetër: Po ti vazhdo punen e moratonjia. Per derisa venecia thot qe eshte me regull .apo edhe ty se ke qef ta miratosh sepse ke edhe ilirin te perlyer nga koka deri te kembet. Nuk te lere iliri jo ti me è miratuar per kete mandat. Si thua ty zoti. Km.

Rama: Jo Gentian, une them qe Gjykata Kushtetuese duhet te mos i bjere ndesh Venecias dhe duhet te hape rrugen e zbatimit te ligjit!
Shtuar më 12/12/2016, ora 15:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori