Rama nuk e harron pasionin e tij të vjetër (FOTO-LAJM)

Në shkollën "Sevasti Qiriazi" të Korçës startoi projekti i ri, "Shkolla Qendër Komunitare" ku çdo prind do të marrë infomacion nga shkolla përmes regjistrit të ri online që mbledh të dhënat e çdo nxënësi të shikueshme përmes password-it për çdo notë dhe çdo mungesë në mësim të nxënësit.

Kreu i qeverisë shprehet në rrjetin social Facebook se "Shkolla Qendër Komunitare" është projekti i aleancës strategjike Shkollë - Prindër - Qeveri, përmes të cilit do të realizohet llogaridhënia e ndërsjellë dhe do të garantohet cilësia në rekrutimin e mësuesve.


"Në shkollën "Sevasti Qiriazi" të Korçës ku startoi projekti ynë i ri, "Shkolla Qendër Komunitare" - me paraqitjen e letrës së përmuajshme që çdo prind do të marrë nga shkolla; regjistrin e ri online që mbledh të dhënat e çdo nxënësi të shikueshme përmes password-it nga çdo prind; lajmërimin në kohë reale me sms të prindit për çdo notë dhe çdo mungesë në mësim të nxënësit. Por jo vetem kaq, "Shkolla Qendër Komunitare" është projekti i aleancës strategjike Shkollë - Prindër - Qeveri, përmes të cilit do të realizohet llogaridhënia e ndërsjellë dhe do të garantohet cilësia në rekrutimin e mësuesve." shkruan Rama në Facebook.

Gjatë vizitës së tij në këtë shkollë, Rama ka gjetur pak kohë për ti treguar nxënësve të kësaj shkolle se nuk ka harruar pasionin e tij për basketbollin, madje të bëjë edhe kosha pa shumë prova. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2014, ora 17:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori