Rama në krah të Thaçit, i publikon foton me flamurin kuq e zi (FOTO LAJM)

Kryeministri Rama ka reaguar pas deklaratës për media të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Rama ka publikuar fotografinë e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi me flamurin kuq e zi në dorë dhe citon deklaratën e tij të fundit pas kthimit nga Haga.

"Askush nuk do ta rishkruajë lirinë tonë", shkruhet në fotografi.

Më parë, Thaçi doli në një deklaratë për mediat ku u shpreh se historinë që është vulosur me gjakun dhe sakrificën për liri nuk mund ta rishkruajë askush.

Sipas tij, ky proces do vulosë rolin historik të UÇK. /albeu.com/
Shtuar më 18/07/2020, ora 20:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori