Rama-Meta, në prag divorci? Deputeti socialist ka një mesazh për LSI-në: Shihemi.... (FOTO LAJM)

Marrëdhënia mes PS-së dhe LSI-së është këto ditë në pikën më të ulët të saj, kur duket se maskat kanë rënë në raportin e tyre.

Gjatë intervistës së mbrëmshme në Ora Neës, ministri Lefter Koka akuzoi rëndë socialistët duke filluar nga kryeministri Rama e deri tek strukturat e kësaj partie në Durrës se kishin punuar kundër interesave të LSI-së duke i cilësuar ata madje edhe si kundërshtarë.

Intervista e bujshme e Kokës, por edhe kërkesa e Ilir Metës për të mbledhur Këshillin e Sigurisë për mos arrestimin e Klement Balilit ka lëvizur "pllakat tektonike" ku akuzat mes tyre po bëhen hapur.

Në një reagim dukshëm kundër intervistës së mbrëmshme të Lefter Kokës, deputeti socialist Pjerin Ndreu e thumbon atë duke thënë se "disa i gënjen mendja se të kanë shpirtin në dorë", ç'ka tregon marrëdhënien reale mes aleatëve qeverisës.

“Se kush i genjen disa se ta kane shpirtin me dore se di ! Koka ne Stamboll e trupi ne Janine eshte lajtmotiv qe ka shire sa ka dashur…Shqiptaret jane te zgjuar tashme e dine te vleresojne…see you soon"., - shkruan Ndreu duke e mbyllur madje edhe me premtimin se do të "shihen së shpejti".

Ccfarë tha mbrëmë Lefter Koka

"Kemi dëgjuar shumë ngjarje. Në qendër të qytetit të Durrësit, është me të vërtetë një katrahurë në trafik. Nëse ndodh një krim janë rrugët e hapura. Pra, dikush njofton policinë që të hapin rrugën të kalojë makina, e cila vret apo bën një ngjarje tjetër dhe kjo të trishton. Nëse je anëtar kabineti ti nuk mund të komunikosh me një drejtor policie edhe nëse sheh një ngjarje shumë të rëndë thjesht si qytetar. Mund të marrësh vetëm 119 sepse konsiderohet si monopol".

"Ajo që sot evidentohet është dhe unë do ta lokalizoj situatën ndoshta më shumë në qarkun e Durrësit ku shoh shumë nga strukturat e larta të Partisë Socialiste ku lajtmotivi i tyre me simpatizantë të tyre është një dhe i vetëm: “Nuk kemi kundërshtarë Partinë Demokratike por kemi kundërshtarë Lëvizjën Socialiste për Integrim”.

"Detyra funksionale e policisë është që të parandalojë një krim dhe jo të mos jetë në gjendje të parandalojë dot rritjen e një bime.

Dihet cikli i rritjes së një bime; ka një cikël disamujor ku janë qindra e qindra punonjës të policisë së shtetit që paguhen nga taksapagues shqiptarë dhe nuk duhet të jenë tutorë do të thoja të ashtuquajturëve të fortë në qytete të ndryshme. Sot nuk ka të fortë"

"Sot duhet të ishte Grida Duma në krye të Bashkisë durrës dhe jo Vangjush Dako. A ka mundësi të kalojë kaq kohë e të mos takohes dot me Kryetarin e Bashkisë?" /Albeu.com/
Shtuar më 28/01/2017, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori