Rama kërkon 300 studentë dhe live të dialogojë, Sali Berisha kundër (FOTO LAJM)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publike një foto që ka mbërritur në adresën e tij. Në këtë foto janë disa mesazhe të studentëve që kanë marrë një propozim tjetër nga Rama për të dialoguar.

Në mesazhe duket se një prej tyre ka komunikuar me kryeministrin Rama, dhe është propozuar të ketë një takim në fakultet me pjesëmarrjen e 250 deri në 300 studentëve dhe një ekran të madh që e gjithë biseda të dëgjohet live.

Por kjo nuk i pëlqen Berishës i cili përdor terma patriotikë për t'i goditur në sedër studentët që duan dialog.

"Ja si u fut thikën mbas shpine një besprere studenteve të mjekësisë!", shkruan në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha.
Shtuar më 16/12/2018, ora 12:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori