Rama i përgjigjet Bashës për reformën zgjedhore: Nis me emigrantët (FOTO LAJM)

Pas deklaratës së kreut të PD-së Lulzim Basha në lidhje me reformën zgjedhore ka ardhur reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa Basha i vuri tre kushte kryeministrit për reformën: të ofrojë votimin dhe numërimin elektronik; të ulë rolin e kryetarëve dhe partive politike dhe t’u japë më shumë pushtet qytetarëve, Rama thotë se idetë e një pale nuk janë kusht për tjetrën.

Kryeministri kujton marrëveshjen e 18 majit me Bashën dhe thekson se reforma zgjedhore nis nga vota e shqiptarëve jashtë vendit.

“Reforma zgjedhore brenda paketës së 18 majit dhe nis nga Vota e Shqiptarëve jashtë kufijvePlus:Idetë e një pale s’janë kusht për tjetrën!”, shkruan Rama. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2017, ora 17:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori