Rama i bën një dhuratë të veçantë prezantueses Albana Osmani (FOTO LAJM)

Moderatorja e njohur e ekranit të Top Channel Albana Osmani, ka marr një dhuratë vërtet të veçantë gjatë ditës së sotme.

Në një takim që ka pasur me kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën, ai i ka dhuruar asaj një fletore me vizatimet e tij të cilat kohë më parë i ka vendosur në ekspozitë.

Sapo ka pranuar këtë dhuratë, Albana është emocionuar jashtë mase, duke ndarë kështu me fansat në llogarinë personale në Instagram, dedikimin e faqeve të para të botimit që kryeministri Rama i dhuroi.

“Me dashuri Albanës, mars 2017 – Tiranë”, ka shkruar Rama në formë kreative dedikimin e tij për prezantuesen e njohur. /Albeu.com/

Shtuar më 23/03/2017, ora 19:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori