Rama hedh në gjyq gazetarin e "BIld", reagon Peter Tiede (FOTO LAJM)

Gazetari i "Bild" Peter Tiede i është përgjigjur sërish kryeministrit Edi Rama, pasi ai tha se do e padiste në gjykatat gjermane.

Madje ai ka replikuar në Twitter, poshtë postimit të Ramës.

Ai e pyet se përse do e padisë kur kasetat janë reale ndërsa i kujton se në Shqipëri nuk punojnë gjykatat.

Sërish reagimin e Ramës, gazetari e sheh si konfirmim të përgjimeve.

“Z. Kryeministër, ju doni të më padisni? Për shkak se fyeva madhërinë tuaj, apo çfarë? Përgjimet janë reale. Apo dyshoni për materialin e prokurorëve tuaj? Në Shqipëri, ju nuk mund të më paditni: cila gjykatë punon? I kënaqur që e konfirmuat”, shkruan Peter.

Shtuar më 17/06/2019, ora 18:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori