Rama e nis ditën "mbarë", ja çfarë njofton (FOTO LAJM)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur këtë të hënë duke publikuar një lajm të mirë, hapjen në prill të Parkut Arkeologjik të Apollonisë.

"Mirëmengjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh ikonik të Parkut Arkeologjik të Apollonisë.

Kam kënaqësinë t'ju njoftoj se në prill do të shfaqen të rilindura thesaret e këtij parku, pas ndërhyrjes më të madhe restauruese të 30 vjetëve të fundit, e cila u ndërmor qysh prej janarit 2016 nga një skuadër ekspertësh të spikatur.

Ky restaurim shembullor, ka përfshirë monumentet brenda hapësirës së Manastirit bashkë me Portikun e Statujave, Trapezarinë, Kishën, depon Arkeologjike, Muzeun, dhe hapësirat panoramike përreth zonës së Parkut.

Parku Arkeologjik i Apollonisë do të ketë Portën e Jugut si hyrjen e tij të re, ku ju sugjeroj të mos e humbisni rastin për të hyrë në një botë magjepsëse", ka shkruar kryeministri Rama. /albeu.com/

Shtuar më 27/03/2017, ora 08:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori