Fëmija në kabinën e makinës, “Rrugorja” me dorë të hekurt: Heqje patente nëse nuk siguroni fëmijët në mjet (VIDEO)

Policia ka publikuar një video ku shihet një fëmijë në kabinën e makinës, në Tiranë, dhe ka paralajmëruar se do të vendosë gjoba nga 15000 lekë nëse nuk përdorin rrip sigurimi dhe soxholino për fëmijët.
Gjithashtu ka paralajmëruar se do të vendosë heqje patente deri në 1 vit.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore e Tiranës

Vijon monitorimi intensiv i qarkullimit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, kujdesuni për sigurinë dhe shëndetin e vetes dhe të fëmijëve tuaj!

Cilido që nuk përdor rripin e sigurisë dhe sistemet e fiksimit për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative 5.000 – 15.000 lekë të rinj dhe pezullim të lejes së drejtimit nga 6 deri 12 muaj./albeu.com


Shtuar 11.07.2022 12:22

Tags: