Rama, Bushati e Kodheli në samitin e NATO-s në Uells (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Nën masa të rrepta sigurie ka nisur këtë të enjte samiti i NATO-s në Uells i cili u hap me fjalimin e John Kerry-t.
Samiti mbahet në një moment kur është rritur kërcënimi ndaj sigurisë globale.

Në samit merr pjesë edhe Shqipëria, e cila përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ai i Jashtëm, Ditmir Bushati. Përveç takimeve të përbashkëta në kuadër të samitit, me interes shihen edhe takimet bilaterale, në veçanti ai i kryeministrit Rama me kryeministrin grek Samaras, që vjen pas miratimit të reformës territoriale dhe interesit të Greqisë për zonat ku pretendohet se jeton minoriteti grek. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2014, ora 17:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori