Mediat greke i kanë kushtuar sërish vëmendje kryeministrit
Rama, kësaj herë falë aeroplanit me të cilin
Rama udhëtoi drejt Greqisë më 8 janar.
Sipas gazetës Protothema janë interesante faktet në lidhje me aeroplanin që kryeministri shqiptar përdori në vizitën e tij.
Sipas kanalit të Youtube "Aviation Videos" që është i specializuar në pikasjen e avionëve dhe gjithçka që ka të bëjë me aviacionin në përgjithësi, aeroplani i qeverisë shqiptare është një AIRBUS A-319-100 ACJ.
Në shqyrtimin e historikut të aeroplanit rezulton se ky mjet fillimisht ishte një aeroplan ish-Forcë Ajrore Italiane VIP i cili iu shit më pas Forcës Ajrore Turke (THK) në 2005.
Mediat greke theksojnë se në shkurt të vitit 2020 aeroplani u morr me qera nga qeveria shqiptare dhe u rilye me ngjyrat e flamurit kombëtar nën emërtimin “Ismail”. /albeu.com/
Shtuar më 27/01/2021,
ora 23:57