Rama apo Meta, kush ka të drejtë? Përgjigjen 1 500 shqiptarë (FOTO LAJM)

Kriza kushtetuese ka kapluar vendin pas vendimit të Presidentit të Republikës për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit po ndiqet me mjaft vëmendje nga publiku për shkak se ajo është e "veshur" me një sërë efektesh të tjera.

Albeu.com ka organizuar nj sondazh në Facebook ku shtrohet pyetja: Kush ka të drejt në situatën që është krijuar?

Gjatë dy orëve, në këtë sondazh kanë dhënë përgjigje rreth 1 500 persona, ku 51 për qind thotë se të drejt ka Edi Rama, kurse 49 për qind përgjigjen se të drejtë ka Ilir Meta.

Kjo diferencë e ngushtë në rezultat tregon në një farë mënyrë se si e shohin në të vërtetë shqiptarët këtë përplasje, e cila tashmë nga dalë nga hullia ligjore duke u kthyer në një përplasje brirësh që mund të zgjidhet vetëm nga një marrëveshje politike mes palëve. /albeu.com/
Shtuar më 10/06/2019, ora 14:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori