Ralf Gjoni bën propozimin e fortë, por Majko nuk bindet: Plasin të qeshura në sallë

Po vijon me batuta seanca e sotme plenare, ku krahas faktit se për herë të parë ajo drejtohet nga deputeti Myslym Murrizi, i cili zëvendësoi Edi Palokën, deputetët janë përballur me një kërkesë të fortë nga Ralf Gjoni, i cili u zgjodh nga lista e LSI, por tani kërkon ndryshimin e sistemit.

"Iku ish opozita, iku, jemi ne ketu. Boll u more me Pollon, na keni këtu. Vendet u plotësuan. Ne morëm vendet tona, çfarë prisni, hajde pra e ndryshojmë sistemin zgjedhor. Apo prisni ndonjë Whatsapp? Ta ndryshojmë sistemin me lista të mbyllura. Ju po bëni vetëm inflacion fjalësh, vijoni merreni me opozitën në rrugë”,- tha ai. duke shtuar, “Zgjohuni, kemi forcën e ndryshimeve kushtetuese këtu. Zgjohuni t’i futemi punës e të ndryshojmë sistemin zgjedhor", tha Gjoni duke shkaktuar reagime në sallë, ndërsa Majko nga fotot nuk duket i bindur shumë.

Ndërkohë, kur Murrizi i dha fjalën Gjonit bëri edhe një shpjegim.

"Eshte hera e pare qe drejtoj seancen, ndaj po bej nje leshim, po te lejoj nje replike dy minuta", i tha ai Gjonit.


Shtuar më 30/05/2019, ora 11:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori