Qëlloi 3 herë me armë zjarri ish-kunatin, publikohet fotoja e shqiptarit

Mediet greke kanë publikuar foton e shqiptarit që qëlloi me armë zjarri ish-kunatin e tij në aeroportin e ishullit grek, Mykonos.

Shqiptari u  konfliktua me  ish-kunatin, e si pasojë  e ka qëlluar 3 herë me armë zjarri.

Ky i fundit ka marrë plagë në barkë dhe është duke marre trajtim mjekësor në spital, ndërsa autori ka rënë në prangat e policisë helene.

Sipas informacioneve të protothema.gr , motivi i vrasjes së mbetur në tentativë ka të bëjë me mosmarrëveshjet personale mes dy familjeve shqiptare.

Sipas protothema.gr  familja e të plagosurit ka thënë se shqiptari abuzonte me ish-bashkëshorten e tij (motra e të plagosurit).

Çifti ishte ndarë prej kohësh dhe sipas dëshmisë që autori i dha Policisë në Nëndrejtorinë e Mykonos, familja e ish-bashkëshortes nuk e lejonte  të shihte fëmijët e tij.

Kështu dje ka mbërritur në Mykonos nga Athina dhe ka shkuar drejt e në shtëpinë ku jeton ish-bashkëshortja me fëmijët e tyre.

Ka nisur një sherr i ashpër ku është përfshirë vëllai i saj.