Arabia Saudite do të ketë hotelin më madh në botë, që pritet të hapet në vitin 2017. "Abraj Kudai", do të ndërtohet në Meka, qytetin e shenjtë të fesë islame, i cili vizotohet çdo vit nga rreth 15 milionë myslimanë.
Ndërtesa 44-katëshe me 10 mijë dhoma është krijuar nga grupi arkitekturor "Dar Al Handasah" dhe do jetë rreth 2 kilometra nga "Mesxhidi Haram".
Ai do të kushtojë plot 3,5 miliardë dollarë. /albeu.com/