Qyteti i ndërtuar poshtë një shkëmbi gjigand (FOTO LAJM)

Fshehur në kodrat e Spanjës, është ngritur një qytet nën një shkëmb gjigand.

Në Setenil de las Bodegas, ky qytet spanjoll ka rreth 3 mijë banorë dhe disa prej restauranteve dhe bareve më të mira në mbarë Evropën.

Qyteti-nën-shkëmb është ndërtuar pranë lumit Rio Trejo, një vend ideal për të ndërtuar një qytet, duke qenë se ka ujë të rrjedhshëm dhe temperatura normale.

E veçanta është se shumë prej shtëpive janë ndërtuar brenda dhe rreth mureve të këtij shkëmbi të madh, ndërsa shtëpitë moderne janë ndërtuar në pjesën e shpellës.

Shkencëtarët besojnë se ky qytet ka ekzistuar që prej lashtësisë./albeu.com/
Shtuar më 29/10/2014, ora 10:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori