I shoqi vrau nusen, dëshmia tronditëse e vjehrrës së Merushes: Gjithë jetën më ka dhunuar, më kërcënonte me therje

Vjehrra e Merushe Hazizit ka folur për emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti në News24. Xhevahir Hoxha vrau nusen e djalit të tij Merushe Hazizi.

Çfarë të pohoi?

Gruaja: Do dal nga toka më tha mua. Nuk dija gjë ccfarë kishte bërë.

Dukej i shpërqendruar?

Jo, jo siç ka qenë përhera, ishte i qetë.

Sa ditë kishin Fatjoni me Merushen që kishin ardhur?

Një muaj e një javë, aq kishin.

Si e pritët?

Bjere i tha ai. Mua s’më thoshte asgjë.

Të kishte pyetur për vendimet që merrte?

Asnjëherë s’më ka pyetur.

Ju si shkonit me Merushen?

Unë shkoja mirë. Xhevahiri nuk e nxirrte, e mbante vetë.

A është ushtruar dhunë ndaj Merushes nga Xhevahiri?

Me llafe, se kështu jo. Me llafe, një moment që të bënin përditë debat jo. Nuk e di se si.

Pse u largua bashkëshortja e Fatjonit nga shtëpia?

E para u largua vetë. Se hyri kjo tjetra. Nuk vij më i tha.

Marrëdhënia e Fatjonit me familjen e Merushes?

Çfarë të thosha, ai e donte këtë.

Unë me Merushen flisja, por fshehurazi atij. Ai më thoshte mos i fol dhe djalit. Ai më thoshte mos i fol djalit se do të ther, unë i thosha do i flas se atë djalë kam.

Po të kisha qenë dhe unë atë ditë, do më kishte therur.

A je dhunuar nga Xhevahiri?

Posi, posi, çfarë kam hequr. Unë e di.

Do kishe ndërhyrë po të ishe atë ditë?

Ku mundesha unë, nuk ia dilja dot.

Ziheshin për pusin, për gjëra kot. S’e linte djalin të merrte ujë, shkonte te komshia.

Kur ishte larg nuk e ndjente fare.

Nuk e donte Merushen, ai bam, ajo bam. Posi. isha këtu një ditë, nuk e donte jashtë mase. Isha këtu një ditë, vetëm llafe. I thashë mbaje pak gojën se je nuse, le të flasë një llaf më tepër.

Merushja thoshte do bashkëjetojmë bashkë

Fatjoni ka dhënë një dëshmi për mediat, se Xhevahiri ka hyrë nga dritarja në dhomën e Merushes?

Unë nuk e dija. Në mëngjes e mora vesh. Më tha nusja tjetër, këtu është puna. nuk më tha Xhevahiri. I thashë qysh hyre, më tha nuk hyra kështu, por për ta trembur, çfarë kërkon këtu. Unë s’dija gjë se ai flinte në dhomë tjetër. Kishim 20 vite që flinim veç e veç.

Zhurmën e Merushes e dëgjove?

Nuk dëgjova gjë, por dhe po ta dëgjoja i kishte kyçur dyert./bw