Tërhoqi qenin zvarrë me makinë në Vlorë, prangoset autori (VIDEO)

Është arrestuar personi që tërhoqi zvarrë qenin me makinë në Vlorë.

Ai është Shpëtim Hajrulla, i cili ra në prangat e policisë pas publikimit të videos së rëndë.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u regjistrua rrugës së Vlorës, teksa shihet se mjeti me targa VL 7183 C e tërheq zvarrë qenin që shfaqet duke u përpëlitur./albeu.com/