Quajti Megi Pojanin shkarravinë? Ori Nebijaj: Nuk e tërheq mbrapsht (FOTO LAJM)
Pak ditë më parë,
moderatorja e njohur e programit të mëngjesit ‘Wake Up’, Ori
Nebijaj tregoi me anë të një statusi përshtypjen që kishte për programet ditën e dielë, duke i quajtur ‘shkarravina’ figurat që shihte në ekran.
Kaq mjaftoi që ndjekësit të spekulonin se me kë lidhej ky postim, megjithatë Ori vendosi të shtojë se mendimet e saj lidheshin me moderatoren Barbara D’Urso, padronen e së dielës në Canale 5, ndërsa të gjithë në komente e kanë lidhur postimin me Megi Pojanin, e cila në të njëjtin orar është në Top Channel.
Pas zhurmës që shkaktuan postimet e moderatores, duket se ajo ka vendosur t’i qëndrojë po të njëjtit mendim.
“Nuk e tërheq mbrapsht çfarë thashë.
Nëse e thashë atë, qëndron”, shkruhet në postimin e fundit të
Nebijaj në ‘Instagram’.
Më poshtë ajo ka shtuar se këtë shprehje e ka shkëputur nga seriali i saj i preferuar ‘Peacky blinders’ dhe se po e pret me padurim sezonin e ri të tij.
Nuk dihet
nëse ky postim lidhet me deklaratat e mëparshme të Orit, megjithatë
moderatorja ka zgjedhur të dielën për ta bërë ngatërresën sërish njëlloj.
Shtuar më 02/11/2020,
ora 11:35