Qindra qytetarë nderojnë Mirsad Ndrecajn (FOTO LAJM)

Kanë nisur sot në Gjakovë homazhet për dhënien e lamtumirës së fundit për luftëtarin që kumbi jetën në konfliktin e Kumanovës, Mirsad Ndrecaj.

Xhenazja e të ndjerit u fal gjatë orëve të para të paradites së sotme në prani të qindra personave, mes të cilëve shumë ish luftëtarë të UÇK-së.

Trupi i Ndrecajt ndodhet në Pallatin e Kulturës ku po kryhen homazhe nga qytetarë nga të gjitha trevat shqipfolëse.

Ndrecaj konsiderohej si udhëheqës i grupit të armatosur, që u përball me forcat maqedonase në "Lagjen e Trimave" në Kumanovë, në datat 9 dhe 10 maj.

Ai ka qenë nga rajoni i Dukagjinit dhe ka marrë pjesë edhe në Luftën e Kosovës dhe atë të Maqedonisë. /albeu.com/
Shtuar më 26/05/2015, ora 13:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori