"Qetësohuni, s'do ti bëj kurrë më", Aurela Hoxha e penduar për operacionet plastike (FOTO LAJM)

Aurela Hoxhën e kemi parë së fundmi si protagonisten kryesore të videoklipit të fundit të Alban Ramosaj, "Tkom dasht".

Është bërë shkak një përshëndetje për këngëtarin në studion e Rudina Magjistarit që modelja të komentohet edhe më shumë për ndërhyrjet estetike.

Por realisht Aurela gjatë përshendetjes, të cilën Rudina e ka publikuar në Instagramin e saj, ka përdoru një nga filtrat e fundit të Instagramit i cili ti shndërron buzët disa herë më të mëdha se normalet.

Kaq është dashur që fansat e painformuar për filtrin të shpërthejnë në komente. Pas debatit me një komentuese Aurela e ka para të arsyeshme të bëj një sqarim për të gjithë ndjekësit duke i treguar se i ka hequr mbushjen prej kohësh buzëve dhe nuk do ti bëjë kurrë më.

"Qetsohuni njerez te “mireee” nuk i kam ber me , perkundeazi, prej kohesh i kam hequr mbushjen , dhe sdo ti bej kurr meee😍 ( ja nje hall me pak per Shqipetaret) 😝
A nuk duket qarte qe eshte filter? Apo menduat qe kam bere dhe $tatu? 🤦🏽‍♀️🤦🏽‍♀️ ps si ju duket kenga e re e Albanit? Qe ti kthehemi temes☺️☺️☺️😌❤️❤️❤️", komenton Aurela Hoxha./albeu.com/



Shtuar më 09/10/2019, ora 14:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori