Qeshni me të madhe, vajza e Peleshit merr për ditëlindje Ard Daullxhiun (FOTO LAJM)

Pëlqej
Në ditëlindjen e saj të 17 vajza e ministrit Niko Peleshi është surprizuar nga miqtë.

Aleksia Peleshi është bërë shumë e njohur në media jo vetëm si vajza e ministrit Niko Peleshi, por është përmendur shpesh edhe për bukurinë e saj.

E veshur me një fustan të zi, që i nxirrte në pah linjat e saj perfekte, Aleksia duket shumë simpatike.

Torta e përgatitur me fytyrën e Ard Daullxhiut, personazhi që u bë shumë i njohur në emisionin ‘Zonë e Lirë’ e më pas në të gjithë rrjetin e ka bërë të qeshë pafund vajzën e Peleshit.


Shtuar më 15/11/2018, ora 20:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori