Qeros, muskuloz dhe plot tatuazhe: Roza Lati reagon pasi e "lidhën me burrin e shoqës" (FOTO LAJM)

Që prej ndarjes me këngëtarin Stine, Roza Lati nuk ka bërë publike asnjë lidhje ndonëse e ka thënë shpesh që ka një person me të cilin shoqërohet.

Së fundmi moderatorja e emisionit "Why Not" ka publikuar herë pas here foto në Insta Story me një djalë muskuloz dhe me tatuazhe të cilit ia mbulonte fytyrën.

Kjo ka bërë që mediat të shkruajnë për të dashurin e saj duke aluduar edhe se kush mund të jetë.

Kjo e ka acaruar moderatoren e cila ditën e sotme ka treguar se personi që të gjithë po e bënin për të dashurin e saj në fakt ishte burri i shoqes së ngushtë.

Ka qenë vetë shoqja që i ka shkruar:

Zemër dole e lidhur me Jacopon, muskuloz dhe plot tatuazhe."
Ndërsa Roza i ka bërë screenshot mesazhit dhe ka shkruar:

Hajt mo, kështu jemi ne shqiptarët. Të shohim në rrugë me vëllain e ta bëjmë për dashnor."
Shtuar më 24/10/2018, ora 14:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori