Qëllohet për vdekje me armë, ndërron jetë në moshën 26-vjeçare reperi i njohur (FOTO LAJM)

Reperi Lil Yase është qëlluar për vdekje së fundmi, ndërkohë që ende nuk dihen arsyet e sulmit dhe investigimet po vazhdojnë për të. Pasi policia gjeti trupin e tij të pajetë në orët e para të mëngjesit e dërgoi menjëherë në spital, mirëpo reperi 26-vjeçar nuk mundi t’ju shpëtojë plagëve të marra.

Burime të afërta të Yase kanë treguar se ai është vrarë që ditën e shtunë dhe trupi ju gjet ditën e diel, shumë larg vendit ku ishte parë për herë të fundit. Orët e fundit të jetës reperi i ka kaluar me miqtë e tij të një studioje muzikore dhe pasi ishte shkëputur një moment prej tyre ju kishte thënë se do të rikthej sërish shumë shpejt. 1 orë e gjysmë më vonë miqtë e tij mësuan se reperi ishte qëlluar për vdekje me armë zjarri.

Mediat e huaja shkruajnë se kjo ngjarje ka shokuar gjithë rrethin e ngushtë të reperit, sepse sipas tyre ai nuk ka pasur armiqësi me askënd. Burime pranë reperit kanë treguar se në jetën e tij reale, Lil Yase ishte shumë ndryshe nga ajo çfarë shfaqte në këngë, duke ju përkushtuar vetëm muzikës dhe lojërave me miqtë e tij, asgjë më tepër.
Shtuar më 30/11/2020, ora 14:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori