Qëllimi i ISIS: Do ta pushtojmë Arabinë dhe më pas gjithë botën (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një ish-militant i ISIS, i cili është larguar nga grupi radikal, që e mbështet idenë e grupit por jo rrugën, ka dhënë një intervistë për CNN, ku dhe ka saktësuar objektivat që dëshiron të arrijnë militantët që kanë tmerruar botën.

Ai ka thënë se ajo që po bën ISIS-i është "padrejtësi në emër të drejtësisë".

"Qëllimi kryesor i Shtetit Islamik është të ndërtojë një shtet që të udhëhiqet nga parimet islame. Fillimisht në Lindjen e Mesme dhe më tej në të gjithë botën", tha dezertori i ISIS.

Sipas tij, në grup ka shumë persona, të cilët janë nga vende të ndryshme të botës dhe i bashkon vetëm ideja.

Dezertori ka rrëfyer se megjithatë gabimi më i madh i militantëve është se kanë ushqyer urrejtje kundër të gjithë atyre që iu dalin kundër në idenë e tyre, e cila po ashtu po vendoset paqesisht, por me krime. /albeu.com/

Shtuar më 15/09/2014, ora 12:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori