Qejfli motorash dhe makinash, kush ishte grabitësi që u vra mëngjesin e sotëm në Fier (FOTO LAJM)

20 vjeçari Xhuljano Sollaku, i vrarë mëngjesin e sotëm gjatë një tentative për grabitje nuk ishte një emër i panjohur për policinë.

Burime nga blutë e Elbasanit bëjnë me dije për Albeu.com se ai ishte i dyshuar për një seri vjedhjesh në zonë duke qenë i shoqëruar edhe në ambientet e policisë, po asnjëherë nuk kishte patur prova të forta që të konfirmonin dyshimet e policisë.

Sollaku mbeti i vrarë pas një përplasjeje me armë me policinë në Fier, kur ai dhe tre persona të tjerë kishin shkuar për të grabitur një familje.

Për fatin e familjarëve, dera nuk ishte hapur, ndërkohë që ata nga brenda kishin njoftuar policinë, e cila mbërriti pas pak minutash aty.

Në këtë moment, njëri prej grupit të grabitësve ka qëlluar mbi policinë, e cila iu përgjigj zjarrit e zjarr.

Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë Xhuljano Sollaku, ndërsa u plagos Arben Muça.

Dy personat e tjerë u larguan nga vendi i ngjarjes duke përfituar edhe nga errësira. /albeu.com/
Shtuar më 23/03/2018, ora 14:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori