Basha sulmon për herë të parë Ilir Metën

Kryetari i PD-së Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Kuvend ka sulmuar për herë të parë Ilir Metën.

Basha i tha Ramës të shkojë dhe ai t’i bashkohet “Foltores” nëse e ka marrë malli për Sali Berishën dhe Ilir Metën, dhe bashkë formojnë trekëndëshin e Bermudës.

“E ke hallin te PD-s, ke hall ti sa demokratë mbledh unë? Të ka marrë malli ty? Thuaj më ka marrë malli për Sali Berishën dhe Ilir Metën. Shko edhe ti në foltore, bëj “Foltoren” tënde dhe bëni trekëndëshin Bermudës.

Unë jam këtu për hallet e shqiptarëve, jo të Sali Berishës, Ilir Metës dhe tuat dhe as atyre që u rrinë nga pas ju. Dil të paktën hapur mos u fshih. A do ta plotësojnë demokratët dëshiron të kthehen pas? Jo, mua do të më kesh përballë, Jo Sali Berishën, mua që të munda në 2011” tha ai./albeu.com


Shtuar 28.10.2021 11:36