A do të ulet ora policore? Përgjigjet Rakacolli: Nuk varet nga ne por nga shifrat e COVID-19

Ora policore në Shqipëri vazhdon të jetë 11:00 me 06:00 të mëngjesit për shkak të shifrave të larta që vendi ynë vazhdon të ketë për COVID-19.

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli është shprehur se ora policore nuk do të ketë ndryshime.

Rakacolli për neës 24 tha se shifrat e javës së kaluar nuk sugjerojnë që ora policore të ulet.

Pyetje: A do të ulet ora policore?

Rakacolli: Kjo varet në varësi të shifrave, se si do t’i kemi ato. Deri në diskutimet që kemi bërë, të javës së kaluar, shifrat nuk na sugjerojnë një gjë të tillë, por jemi në varësi të shifrave. /albeu.com/

 


Shtuar 19.10.2021 15:22