Puthje plot pasion, kjo është fotoja e Rexhepit dhe Xhisielës pasi dalin nga hoteli (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ka dalë fotoja e shkëputur nga kamerat e sigurisë ku është fiksuar momenti i daljes nga një hotel në Fushë-Krujë i Xhisiela Malokut dhe Rexhep Rrajës.

Pamjet shënojnë datën 19 korrik, moment kur Xhisiela Malokua akuzonte Rexhep Rrajën se e kishte dhunuar dhe djegur me cigare në trup.

Në një moment ata duken se puthen pasi futen në makinë.

Ndërkohë ditën e sotme Rexhep Rraja kërkoi lirinë, por gjykata la në fuqi vendimin e “arrestit me burg”. Nga ana tjetër në seancën e sotme gjyqësore ku kërkoi lirinë e klientit të tij avokati Ilir Murati foli për një lidhje të gjatë mes të rinjve, ndërsa vuri në dukje xhelozinë e 25-vjecares Maloku.

Ishte ish-oficerit Emiljano Nuhu, ai i cili denoncoi historinë mes dy te rinjve, ku sipas tij Xhisiela Maloku ka rrëfyer për dhunën që Rrexhep Rraja ka ushtruar ndaj saj në dhomën e një hoteli. Dëshmia është marrë nga ish oficeri Nuhu në komisariatin e policisë në Krujë, më datë 30/07/2018.

Ajo tregon se 19.07.2018 është takuar me Rexhep Rrajën, dhe pas një debati me tone të ashpra në makinën e tij, nën kërcënimin e armës e ka dërguar në hotel. Në dhomë ajo tregon se është dhunuar nga djali i ish deputetit të PS, është djegur me cigare në këmbë prej tij dhe është goditur në kokë më qytën e pistoletës.

Por pak kohë më vonë, 25-vjecarja Xhisiela Maloku tha se ka tërhequr padinë ndaj ish të dashurit të saj, duke theksuar se gjithçka e ka bërë për motive xhelozie.
Shtuar më 17/10/2018, ora 13:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori