“Tërmet” në PS, nga shkarkimi i Çuçit te kërkesa për arrestimin e Ahmetajt, Balla dhe Gjiknuri takim me Ramën në vilën 30

Situata në Partinë Socialiste duket e tensionuar. Burime bëjnë me dije se Taulant Balla, Damian Gjiknuri, Ulsi Manja dhe Engjëll Agaçi janë parë më herët në vilën 30.

Sot, kryeministri Edi Rama, pritet që t’i propozojë Presidentit Bajram Begaj shkarkimin e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe emërimin në këtë post të Taulant Ballës.

Ndërkohë që sot u bë publike edhe kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për të lejuar arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Gjithashtu sot Rrahman Rraja dorëzoi zyrtarisht mandatin e deputetit për shkak të sulmit barbar nga pjesëtarë të familjes së tij ndaj dy qytetarëve të Krujës, mes tyre dhe djali i tij.


Shtuar 10.07.2023 14:00