Puthen përpara luanit të vrarë, "masakrohet" në rrjetet sociale çifti i gjuetarëve (FOTO LAJM)
Gjuetarët e trofeve përgjithësisht nuk kanë një reputacion të mirë dhe kur disa gjuetarë paraqesin një fotografi, ndërsa
puthen pranë kafshës që kanë vrarë, reputacioni mund të përkeqësohet.
Kjo është pikërisht ajo që një çift nga Edmontoni Kanadasë bëri pas vrasjes së një luani në Afrikën e Jugut. Fotografinë e lumturisë së tyre e postuan në mediet sociale. Por përdoruesit nuk e kanë pritur mirë këtë gjë. Vrasja e luanit nga
Darren dhe Carolyn Carter shkaktoi një valë të madhe indinjimi në internet dhe
gjuetarët refuzuan të kontribuonin në debat.
“Ne nuk jemi të interesuar të komentojmë,” tha
Darren Carter.
Shtuar më 21/07/2019,
ora 11:56