VIDEO/ 10 anëtarë të bandës shqiptarë, në krye 2 vëllezër, dalin pamjet e operacionit “Loja e Dyfishtë”

Operacioni “Loja e dyfishtë” solli çmontimin e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Sipas autoriteteve italiane gjithsej u arrestuan 12 persona, 10 prej të cilëve me origjinë shqiptare.

Emri “Doppio Gioco” ose “Lojë e dyfishtë” erdhi për shkak të pranisë së një bashkëpunëtori të drejtësisë, i cili sipas aktakuzës menaxhonte rrjetin e shpërndarësve të drogës.

Më shumë se 100 efektivë policie janë përfshirë në operacion.

Mes shqiptarëve të arrestuar janë edhe dy vëllezër, po me kombësi shqiptare të cilët dyshohet se janë në krye të organizatës.

Arrestimet u bënë midis Belgjikës, Shqipërisë dhe Italisë, shkruan Albeu.com.

Hetimi bëri të mundur rindërtimin e trafikut ndërkombëtar të drogës, i cili në pak më shumë se dy vjet, sipas aktakuzës, do të kishte tregtuar rreth 700 kilogramë drogë, përfshirë kokainë dhe hashash, për një vlerë tregu prej rreth 35 milionë euro.

U sekuestruan 50 kilogramë kokainë shumë e pastër, 5 makina (me vlerë rreth 100 mijë euro), tre ora luksoze mes tyre dy Rolex dhe një Cartier, xhevahire, një vilë dhe tre apartamente në Porto Sant’Elpidio, si dhe u kërkua bllokimi i llogarive të personave të përfshirë.

Sipas aktakuzës në krye të shoqatës kriminale dedikuar trafikut të drogës ishin dy vëllezër shqiptarë.

Hetimet nisën nga një tjetër hetim i Gico në vitin 2020.

Nga vëzhgimi i hallkave të fundit të zinxhirit të trafikut të drogës në zonë, financuesit arritën në krye të organizatës.

Gjithçka nisi me një transferim droge që ndodhi në një garazh në Civitanova Marche dhe më pas u rikonstruktua me punë hetimore, një transferim droge që u bë edhe në sheshin e Ankonës, më saktë në Piazza Stamira.

Sipas aktakuzës, subjektet e përfshirë në trafikun e gjerë ndërkombëtar të drogës me bazë në Marche kryenin punë ndërtimi dhe tregti makinash për të mbuluar aktivitetin e paligjshëm dhe përdornin një gjuhë të koduar mes tyre për të rënë dakord për shkëmbimet e drogës, bazuar në fruta, objekte dhe ngjyra: shembull, një ngarkesë prej 1 kilogrami kokainë korrespondonte me një furnizim me mollë.

Qendra e organizatës ishte qyteti gjerman i Aachen, ku në një apartament të marrë me qira ishin vendosur dy persona me një histori të pastër, të cilët sillnin drogë  nga Evropa Veriore (Belgjika dhe Hollanda), shkruan Albeu.com.

Nga këtu droga më pas çohej në Marche dhe shitej edhe në rajone të tjera të Italisë.

Në pamjet e publikuara nga policia italiane, shihet se droga ishte e fshehur në makinë, në funde të rreme, e fshehur midis sediljes së pasme dhe bagazhit të makinës, një fund fals në të cilin aksesohej përmes një mekanizmi të artikuluar, fillimisht duke shtypur një buton të vendosur në pjesën e përparme të makinës ( në këtë rast një Volvo) dhe më pas duke shtypur një çarje të vogël në derë, vetëm me këtë mekanizëm të dyfishtë mund të aksesohej ndarja e fshehur.

Një fund fals i cili megjithatë nuk i ka shpëtuar qenit të policisë.

Sipas aktakuzës  pasi droga mbërriti në Marche ajo u shpërnda te tregtarët e drogës në zonë, të cilët zakonisht vepronin në sheshet e Civitanova Marche, Fano, Ancona, Porto Sant’Elpidio.

“Ishte një aktivitet i jashtëzakonshëm hetimor, i cili çoi në një operacion epokal të kryer nga burra e gra të policisë financiare, që bëri të mundur çhartikulimin e kësaj organizate me origjinë shqiptare”, tha komandanti rajonal i Guardia di Finanza, duke folur për gazetarët./Albeu.com/