"Pushtojnë" rrjetin, por këto foto nxorrën bllof vajzat Kardashian-Jenner (FOTO LAJM)

Prej vitesh, vajzat e familjes Kardashian pushtojnë rrjetet dhe tabloidet në mbarë botën por ajo çka ka rënë në sy në fotot e publikuara gjatë ditëve të pandemisë, ka qenë ndryshimi drastik i tyre.

Ajo që mediat përmendin si më të shpërfytyruarat, edhe pse sot më seksi, janë Kylie dhe Khloe. Fotot e vitit 2007 dhe ato sot, flasin qartë për ndryshimin e jashtëzakonshëm të Khloe Kardashian, kryesisht në fytyrë, aq sa është thuajse e pamundur të njihet.

Ajo ka pësuar ndryshime nga viti në vit. E dyta në rradhë për nga ndryshimet është Kim, 39-vjeçarja e cila prej vitit 2010 ka ndryshuar në gjithçka, nga ngjyra e lëkurës tek forma e fytyrës dhe deri tek format trupore.

Më të rejat e klanit Kardashian-Jenner, Kendall dhe Kylie, 24 dhe 22 vjeç, kanë ndryshuar gjithashtu. Por ndërsa modelja Kendall mbetet po aq bukuroshe e në të njëjtat tipare si në fëmijëri, ajo që ka ndryshuar në mënyrë drastike për shkak të ndërhyrjeve të shumta që prej moshës 17 vjeçare është Kylie.

Ajo ka ndryshuar çdo tipar të fytyrës, duke nisur nga veshët, hunda, buza, mollzat, vetullat, pra gjithçka. Bashkë me to, operacioneve të njëpasnjëshme i janë nënshtruar edhe 41 vjeçarja Kourtney ai dhe Chris Jenner, nëna e 5 vajzave të famshme, e cila dekadën e fundit ka realizuar ndërhyrje të vazhdueshme.

Shtuar më 29/05/2020, ora 15:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori