Pushimet e Ardit Gjebreas këtë vit janë më të veçanta se çdo herë (FOTO LAJM)

Ardit Gjebrea padyshim që është një nga moderatorët më të dashur dhe më të njohur në Shqipëri.

Por Arditi ka treguar se në fakt ndryshe nga shumica ai është edhe në jetën reale shumë i thjshtë dhe popullor.

Pushimet e tij u vunë në kryqendër të mediave për faktin se ai po i shijonte ato me familjen por në një mënyrë të veçantë. Ai u shfaq bashkë me vajzën e tij të vogël Anën pranë një sere me perime dhe fruta ku po i mësonte asaj të mirat e tokës shkruan Albeu.com.

Pastaj Arditi hodhi fotografi duke bërë rafting së bashku me vajzën ku mesa dukej nga fytyrat e tyre të buzëqeshura ato po kënaqeshin shumë.

Por nuk mjafton me kaq sepse ndryshe nga shumica e kolegëve të tij të cilët kanë preferuar të shijojnë bregdetet e huaja apo ato të jugut, Arditi ka postuar një fotografi shumë të bukur nga Gjiri i Lalzit. /albeu.com/
Shtuar më 27/07/2017, ora 11:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori