Zaev nuk dorëzohet: Kemi përpara balotazhin, nuk kemi humbur!

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, në daljen e parë pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve, tha se nuk është e vërtet se kanë humbur. Sipas tij ata shkojnë në balotazh në plot 36 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

Ndërsa në komunën e Qendrës, Karposhit, Shoto Orizarës dhe në shumë komuna të tjera udhëheqin bindshëm dhe mund të fitojnë që në raundin e parë.

Ai potencoi se është i bindur se në rrethin e dytë çdo gjë do të ndryshojë në favor të tyre, sepse, sipas tij, ata udhëheqin në të gjitha këto komuna që shkojnë në balotazh. Po ashtu ai tha se është i bindur se edhe në qytet e tjera të mëdha si Kumanova, ku LSDM ka fituar gjithmonë. /INA