Manjola Nallbani ndan me ndjekësit dhuratën që e ka surprizuar (FOTO LAJM)

Manjola Nallbani ka ndarë në llogarinë e saj në ‘Instagram’ një nga dhuratat më të veçanta që ka marrë deri më tani. Këngëtarja ka publikuar një portret të sajin të realizuar nga një vajzë 10-vjeçare">10-vjeçare, e cila gëzon një talent shumë të madh.

“Një nga dhuratat më të bukura që më është bërë. Punuar nga një vajzë e mrekullueshme 10-vjeçare">10-vjeçare. Një talent me të cilën jam e bindur, në të ardhmen do krenohemi të tërë”, ka shkruar Nallbani krah postimit të saj më të fundit në rrjetet sociale.

Nga piktura duket qartë se vajza ka arritur ta realizojë më së miri, pasi ngjashmëria me Nallbanin është mjaft e madhe. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Manjola solli projektin e saj më të fundit muzikor me titull "Sa sytë e mi", e cila u prit mjaft mirë nga fansat e saj.

Shtuar më 10/12/2019, ora 12:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori