Puna më e vështirë në botë? Të pastrosh xhamat në Tajlandë (FOTO LAJM)

Pastrimi i dritareve në Tajlandë është padyshim një punë e jashtzakonshme.

Një turist ndërsa po ecte nëpër rrugët e Bankok-ut qëndror, vuri re pastrues dritaresh të cilët mbaheshin vetëm me një litar të hollë ndërsa po fshinin xhamat në ndërtesat e larta, përcjell albeu.com.

Secili prej pastruesve ishte i veshur me një kostum ngjyrë blu ndërsa në dorë mbanin kovën dhe litarin.

Turisti u shpreh se punëtorët në cdo moment rrezikonin jetën e tyre në ndërtesat e larta të Tailandës, sepse niveli i sigurisë nuk ishte aty ku duhej.

Gjithashtu turisti u shpreh se kishte momente kur punëtorët përplaseshin me dritaret e mëdha rreth 20 metra secila, ndërsa duhej të tregonin kujdes sepse në cdo moment mund të binin nga lartësitë. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2017, ora 16:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori