E FUNDIT/ Tërmeti shkund Tiranën
Publiku e pyet për Elvana Gjatën, Dua Lipa habit me deklaratën e saj (FOTO LAJM)

Dua Lipa është padiskutim shumë e suksesshme dhe shumë e dashur për publikun. Me shumë vite karrierë, artistja ka ditur të sjellë hite të shumta që pëlqehen kudo. Edhe pse jeton jashtë, Dua nuk e ka harruar kurrë origjinën e saj.

Në një intervistë Dua është shprehur mbi lirinë, duke e përkufizuar sipas saj këtë koncept. “Liri është të marr vendime për të drejtat e mia. Të jem në gjendje të bëj atë që dua me trupin tim, me zgjedhjet dhe opinionet që kam,”-është shprehur artistja.

Të gjithë e dimë tashmë raportin e Duas me babanë e saj, Dukagjin Lipën. Ata janë shumë të lidhur dhe gjithnjë organizojnë koncerte së bashku. Mirëpo mesa duket Dua nuk e harron Shqipërinë dhe shqiptarët.

E pyetur nga publiku nese e njeh Elvana Gjatën, ajo u shpreh se po. Dhe jo vetëm që e njeh por edhe e simpatizon si këngëtare dhe artiste. “Po, Elvana Gjata gjithashtu është shumë e mirë,”-është shprehur artistja në intervistën e saj. Dua Lipa njihet me shumë këngëtarë shqiptarë përmes festivalit të përvitshëm tanimë “Sunny Hill Festival”.

Shtuar më 14/10/2019, ora 13:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori