Publikon videon me ndryshimet në fytyrë, Hailey dhe Justin Bieber kërcënojnë kirurgun plastik (FOTO LAJM)

Hailey dhe Justin Bieber kanë vendosur që të marrin masa ligjore për kirurgun plastik që postoi në TikTok një video të modeles.

Nëse nuk jeni në djeni ua shpjegojmë tani:


Kirurgu i njohur Daniel Barret ka postuar një video në TikTok ku bënte krahasimin sesi dukej modelja në periudha të ndryshme kohore duke pretenduar se ajo ka bërë ndërhyrje në fytyrë si në hundë dhe buzë.

Ai ka analizuar sesi ka evoluar fytyra e modeles duke krahasuar një foto të vitit 2011 me një të vitit 2016.

Kirurgu plastik ka shkruar se ky ndryshim në fytyrën e Hailey-t nuk ka ardhur nga përdorimi i makeup-it apo për shkak të pubertetit.

Mjeku iu ka thënë ndjekësve që nëse mendojnë të kundërtën atëherë duhet të shohin me vëmendjen hundën, sepse aty po që ka bërë ndërhyrje. Pra, sipas tij ka një ndryshim drastik në pamjen e Hailey Bieber.

Por dyshja e njohur në fakt pretendon se të gjitha këto që thotë Daniel Barret janë shpifje dhe janë përdorur qëllimisht për të bërë keq.

Hailey dhe Justin Bieber i kanë kërkuar që ta heqi videon në TikTok brenda 24 orëve dhe të bëjë një deklaratë publike ku të tërheqë mbrapsht të gjitha ato çfarë ka thënë, në të kundërt ai do të përballet me masat ligjore dhe do të shkojnë deri aty sa ta heqin nga puna.

Çifti e akuzon Barret se ai ka përdorur emrin, imazhin dhe popullaritetin e modeles për të reklamuar atë çfarë ai bën për kirurgjinë plastike. Për më tepër ata pretendojnë se ai ka shpërndarë gjëra të pavërteta, duke u shprehur se Hailey nuk ka bërë asnjë ndërhyrje.

Ata po e akuzojnë gjithashtu mjekun për shkelje të të drejtave të autorit për përdorimin e tekstit të këngës së Justin Bieber “Sorry” në përshkrimin e videos.
Shtuar më 28/05/2020, ora 08:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori