Publikon fotot pas shtatzanisë, Olta Gixhari për Jonida Vokshin: Nuk e lam kështu (FOTO LAJM)

Jonida Vokhi dhe Besnik Krapi u bënë prindër të vogëlushës Emi vetëm 2 javë më parë.

Por shumë shpejt pas lindjes Jonida Vokshi mahniti të gjithë me format trupore të cilat ishin në gjendje perfekte.


Madje, moderatorja vazhdon të publikojë foto të sajat në rrjete sociale ku duket se ka marrë një tjetër nur tashmë që ka sjellë në jetë një fëmijë.

Mirëpo, vëmendjen në foton e fundit të Jonidës na e ka tërhequr komenti i aktores Olta Gixhari, e cila është gjithashtu shtatzënë.

Me një kritikë të lezetshme, Olta i tregon koleges së saj se vazhdon të duket më e bukur se kurrë edhe pasi supozohej të kishte kaluar ‘nurin e shtatzënisë’.

Jonida ti vazhdon me nurin e shtatzënisë edhe pse je bërë mama. Nuk e kemi lënë kështu!”-shkruan aktorja me humor krahas fotos së Jonidës.

Të njëjtin mendim me Oltën duket se ndajnë edhe fansat e Jonidës, të cilët e kanë komplimentuar gjithashtu këtë të fundit për pamjen. Në fakt, ne jemi kuriozë të dimë nëse vogëlushja Emi i ngjan më shumë mami Jonidës, apo babi Besnikut! Mbetet ta presim për ta zbuluar!

Shtuar më 30/06/2020, ora 08:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori