Publikon foton duke ushqyer me gji të birin, por çfarë i mori vëmendjen Olta Gixharit (FOTO LAJM)

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, u bë nënë për herë të parë më 22 gusht nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë djalin e saj Amar, me të cilin herë pas here ndan me të fotografi në rrjetet sociale.

Gjatë këtyre muajve, ajo na ka treguar se po e shijon shumë mëmësinë. Ndërkohë aktorja është kujdesur të japë edhe një mesazh mjaft të bukur që lidhet me gjidhënien në publik, që ndonjëherë në vendin tonë mbetet ende “tabu”.

Pak javë më parë ajo publikoi një foto teksa shihej duke ushqyer të voglin e saj në një vend publik, teksa shkroi “Procesi më i bukur në botë!”.

Këtë mesazh ajo e ka risjellë sërish në vëmendje ditën e sotme, duke publikuar një foto nga procesi që e ka quajtur më të bukurin në botë, duke shkruar: “My milk is better than yours”. (qumështi im është më i mirë se i joti)

Teksa epike mbetet edhe gishti i vogël i mesit nga Amar.
Shtuar më 18/11/2020, ora 11:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori