Suksesi historik i PSG, flet Tuchel

Thomas Tuchel është deklaruar i lumtur për suksesin e PSG-së, që arriti finalen e Ligës së Kampionëve.

Trajneri gjerman dërgoi francezez në finale, falë fitores 0-3 ndaj RB Leipzig.

“Unë kurrë nuk u qetësova, por se si u mbrojtëm ne, ishte gjëja më e rëndësishme për mua. Kishim një përzirje mes vendosmërisë, shpirtit dhe cilësisë”, ka deklaruar Tuchel.

“Ne i qëndruam besnik stilit tonë të lojës. Kur ishte e mundur, ne shikuam të kontrollonim hapësirat gjysmë dhe të kontrollojmë kundërsulmet e tyre. Dhe ne përdorëm shpejtësinë e Angel Di Mria, Kylian Mbappe dhe Neymar me topin mes linjave”.

“Ne nuk kemi bërë ndryshime të mëdha taktike. Po, ne përshtatemi me të gjithë kundërshtarët tanë, por jo shumë. Ne duhet të tregojmë forcën tonë, dhe lojtarët përsëri treguan urinë e tyre për të fituar, punuar dhe vuajtur së bashku”.


Shtuar 19.08.2020 06:21