Pse njerëzit janë lodhur nga kjo foto klishe? (FOTO LAJM)

Teksa lundroni në Internet nuk ka shans që të mos ndesheni me ndonjë foto të tipit ku një grua që mban sallatën në dorë, qesh. Me siguri keni pyetur veten: Çfarë ka kaq shumë për të qeshur tek kjo foto? Mbajtja e tasit të sallatës në dorë? Seriozisht?

Në fakt po të kërkosh edhe pak më thellë, pasi thuajse çdo fotoje i bashkangjitet një artikull apo një përshkrim i shkurtër, rezulton se këto lloj imazhesh lidhen me dietat. Pra gruaja në foto është në një dietë dhe po ha e lumtur sallatën e saj.

Pse e shohim këtë lloj imazhi akoma në reklama, kur nuk ka asnjë lidhje me konceptin modern të një jetese të shëndetshme?

Të gjithë e dinë se të mbash një dietë, nuk është diçka për të zbardhur dhëmbët kaq shumë.

Ju lutem hidheni këtë klishe në koshin e mbeturinave!
Shtuar më 26/02/2020, ora 12:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori