"Pse moderatoret e Top-it janë beqare", Dojna Mema tregon kontratën e televizionit (FOTO LAJM)

Moderatorja Dojna Mema është një nga vajzat më të komentuara të shoëbizit dhe jeta e saj private ka mbetur kuriozitet për publikun duke qenë se këtë pjesë ajo e ka ruajtur hermetike.

Së fundmi Dojna ka vendosur t'u përgjigjet pyetjeve të fansave në Instagram dhe një prej tyre i ka bërë pikërisht një pyetje lidhur me jetën private, por duke përfshirë edhe moderatoret e tjera të Top Channel.

"Pse moderatoret e Top Channel Albania janë beqare? Ju pëlqen të jeni të lira pa probleme?", e pyesin Dojnën.

"E kemi në kontratë", i përgjigjet Dojna me humor, duke mos zbuluar kështu më shumë për jetën e saj.

Shtuar më 21/05/2020, ora 14:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori