Shprehu pëlqimin për Robertin, por çfarë thotë Lei tani që këngëtari e "refuzoi" publikisht (FOTO LAJM)

Lei Kraja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në dhjetor të 2018-ës me deklaratën e saj se do të dëshironte të ishte e dashura e Robert Berishës nëse ai nuk do të ishte i martuar.

“Pse jo, Roberti është i bukur, i gjatë, ka trup, i zgjuar, kërcimtar, kështu që pse jo. Por është i martuar me një nga vajzat më seksi të shoëbiz-it shqiptar kështu që nuk do e konkurrojmë fare. Por do isha, mbase, nëse do më pranonte Roberti”, u shpreh Lei asokohe.

Kjo deklaratë bëri bujë të madhe në media, ndërsa këngëtari iu përgjigj asaj pas ndarjes nga Nora Istrefi, në muajin shkurt të këtij viti.

Le të themi që ai “e refuzoi” me stil Lein, duke treguar se e sheh vetëm si motër dhe asgjë më shumë.

“Respekt si për një motër”, tha Roberti, pa dashur të komentojë më tepër.

Pas këtij “refuzimi” ka reaguar edhe Lei, e cila në një intervistë për “Bluetooth” e ka cilësuar Robertin thjesht një shok të mirë, pa përmendur pëlqimin e saj të dikurshëm për të.

“Besoj që tashmë është bërë shumë e qartë për të gjithë që kurrë s’kemi pasur diçka bashkë. Habitem realisht kur dyshojnë njerëzit. Roberti është një shok shumë, shumë i mirë”, ka thënë ajo.

Ende nuk dihet nëse Lei po shijon ndonjë romancë të re, ndërsa Roberti është i përkushtuar momentalisht tek karriera dhe vajza e tij, duke treguar se s’ka kohë për një lidhje të re.

Shtuar më 22/02/2020, ora 14:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori