Naiviteti i një 20-vjeçareje britanike ka shkaktuar një zhurmë të madhe jo vetëm në rrjetet sociale, nga ku nisi, por edhe në mediat e tjera, televizive dhe të shkruara. 20-vjeçarja Gemma Worrall, punonjëse në një sallon bukurie në Blackpool në Britaninë e Madhe ‘e shqetësuar për krizën në Ukrainë’ vendosi të shprehë mendimin në profilin e saj në rrjetin social
Twitter.
“Nëse
Barraco Barner është presidenti ynë, atëherë pse ai po ngatërrohet me Rusinë? E frikshme” shkruajti ajo në
Twitter. Por përpjekja e bukuroshes për t’u përfshirë në politikë u shndërrua në një burim të qeshurash, sarkazme dhe talljeje, jo vetëm nga ndjekësit e saj, por nga mbarë Anglia.
20-vjeçarja u përpoq të minimizonte pasojat duke e fshirë statusin e shkruajtur, por ishte tepër vonë, gafa e saj naive ‘kishte marrë dhenë’.
Shtuar më 07/03/2014,
ora 17:11