Ukraina njoftoi kapjen e snajperistes serbe, mediat vendase: S’ka qenë fare në luftë se është në burg

Ushtria ukrainase pretendoi ditën e sotme se kanë kapur një snajperiste serbe, Danijela Lazoviq, emrin e luftës ‘Bagira’.

Në faqen e ushtrisë ukrainase në Facebook shkruhet se snajperistja serbe, Bagira ishte përgjegjëse për vrasjen e të paktën 40 personave.

Gazeta kroate Dnevnik shkruan se serbja luftonte për Rusinë që nga viti 2014. Bashkë me publikimin e fotos së saj, autoritetet ukrainase kanë bashkangjitur edhe një librezë ushtarake të saj me emrin Irina Starikova dhe ku shkruhej se ajo ka lindur në Donetsk por bëhet e ditur se bëhet fjalë për serben Danijela Lazoviq,

Lazoviq është një grua 32-vjeçare nga Gornji Milanovac. Ajo ka luajtur hendboll dhe në adoleshencëka shkuar në një manastir. Ajo në atë kohë shkonte shpesh në Kosovë, por më vonë doli se arsyeja ishte pazari i drogës, gjë për të cilën e ka vuajtur dënimin me burgim, shkruan Dnevnik.

Por pas publikimi të këtij lajmi ka ardhur reagimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, e cila e ka mohuar atë duke thënë se Lazoviq gjendet në burg.

“Në çdo luftë viktima e parë është e vërteta, ndaj në media dolën lajme të rreme për gjoja kapjen e shtetasit serb D.L, ku siç thonë ata, është kapur nga forcat e armatosura të Ukrainës dhe është shënuar si “snajperi i Bagiras”. Është e vërtetë që D. L u arrestua në tetor 2020 dhe që atëherë ka qenë në IEVP Pozharevac, duke vuajtur një dënim me gjashtë vjet burg, dhe për këtë arsye nuk mund të merrte pjesë apo të kapej në Ukrainë. Gjithashtu, theksojmë se personi nga fotografia e publikuar në media nuk është Lazoviq”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Në vitin 2014, Danijela Lazovic iu bashkua separatistëve pro-rusë në rajonin e Donetsk. Thuhet se ajo ishte snajperiste në divizionin e 11-të të specializuar. Ajo shkoi në Ukrainën lindore në vitin 2014 si pjesë e regjimentit serb si vullnetare dhe besohet se lidhja e saj për t’iu bashkuar ushtrisë separatiste ishte Dejan Beric nga Ruma, një nga serbët më të famshëm në fushat e betejës në Ukrainë.

Në radhët e separatistëve pro-rusë në Donbas, ajo njoh si një nga vullnetaret e huaja më të famshme. Ajo dha intervista në portalet ruse nën kontrollin e oligarkut Yevgeny Prigogine, i cili konsiderohet si krijuesi i ushtrisë famëkeqe mercenare ruse ëagner dhe një figurë kyçe në një seri operacionesh të mëdha paraushtarake dhe paraushtarake të Kremlinit jashtë Rusisë.