PS: Fusim në punë çdo militant që mbledh vota për ne (FOTO LAJM)

Partia Socialiste ka firmosur marrëveshjen me 24 parti të tjera të vogla sipas të cilit ato do të hyjnë bashkë në zgjedhjet lokale të qershorit.

Në listë janë një numër i madh partish, disa të njohura vetëm prej kryetarëve dhe një pjesë krejt anonime, megjithatë lajmi qendron diku tjetër dhe jo tek partitë.

Në një pjesë të dokumentit të firmosur mes Taulant Ballës dhe përfaqësuesve të këtyre partive, PS duket se rikthen "tepsinë" duke i garantuar militantët se do të futen në punë në bashki nëse angazhohen politikisht duke i siguruar vota koalicionit.

"Partia Socialiste garanton se do të përfshijë në administrimin qeverisës çdo individ me nivel të lartë profesional dhe moral që kontribuon në radhët e partive të këtij koalicioni", shkruhet në marrëveshje duke e dokumentuar kështu një fenomen skandaloz të mbushjes së bashkive dhe ministrive me injorantë të paaftë me kontribut të vetëm, langarosjen në mitingje.

Dy vite më parë, PS kërkoi e vetme "timonin" duke thënë se "tepsia" po i prishte punë në drejtimin e vendit, por duket se tashmë janë rikthyer tek "tepsia" pa LSI dhe PDIU brenda. /albeu.com/
Shtuar më 30/04/2019, ora 17:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori